Flash News

E-TJERA

U përplas me makinën e shqiptares, humb jetën i riu nga Vlora në Greqi

U përplas me makinën e shqiptares, humb jetën i riu nga Vlora

Një shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Patra të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se Erges Çobaj, 31 vjec, nga Vlora, duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me automjetin me targa shqiptare AA797ZY që drejtohej nga Natasha Saliaj, 48 vjeç, nga Fieri, por me banim në Korinth.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Othonos Amalias”. Pas përplasjes, automjeti më pas ka devijuar duke goditur hekurat mbrojtëse të rrugës e për pasojë ka humbur jetën 31-vjecari Çobaj.

48 vjeçarja nga Fieri u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.

Të fundit