Flash News

E-TJERA

U përplas me makinën që po dilte nga servisi, humb jetën 25-vjeçari në Bërdicë

U përplas me makinën që po dilte nga servisi, humb jetën

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit