Flash News

E-TJERA

U përplas me motor nga një 16-vjeçar, i moshuari përfundon në spitalin e Shkodrës

U përplas me motor nga një 16-vjeçar, i moshuari përfundon

Një i moshuar u aksidentua mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqan në Shkodër.

Policia njofton se një 16-vjeçar, i cili drejtonte një motomjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një biçikletë që drejtohej nga një 76-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një  motomjet  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka përplasur  biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.

Si pasojë e përplasjes  është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit