Flash News

E-TJERA

U përplas me Muçin për rigonin, flet tregtarja nga Saranda: E mbledh në mal kujt t’i marr faturë?

U përplas me Muçin për rigonin, flet tregtarja nga Saranda: E

Bardha Nesturaj është tregtarja ambualnte nga Saranda që u bë virale në video-n ku përplasej me inspektor Muçin, për kuponin e rigonit.

Në një lidhje direkte me Euronews Albania, Bardha tha se ka 35 vite që është tregtare ambulante dhe sqaroi se pse u përfshi në debat për Muçin, i cili i kërkonte faturë për rigonin që e mblidhte në mal.

“Muçi më kërkonte në fillim dokumentin e burimit të mallit. Ne këtë furnizim kemi kaq kohë që shkojmë dhe e merrim në fshatra. Janë produkte që i merrnim direkt nga toka. Nuk ke ku merr faturë. Rigonin, çajin e malit, rozmarinën… shkojmë në mal i mbledhim, dhe të sigurojmë edhe kuponin? Është barrë e rëndë! Aty ku shkoj në mal e këpus këtë gjë, kujt t’i marr faturë ose dokument?

Fatura nuk tregon origjinën e produktit. Duhet të ketë një standard që të përmbajë një formular që të më thotë: emri i bimës, origjina, nga vjen, ku shkon, si shkon, etj. Duhet të jetë një formular që një zyrë duhet ta lëshojë. Dhe kjo, nëse lëshohet, fshatari do të jetë i obliguar ta plotësojë dhe që unë t’i jap garancinë atij që do t’ia shes. Sot e kësaj dite nuk jep produkte me faturë fshatari, vetëm në magazina. Rigonin, çajin e malit e kemi mbledhur vetë. Si ta gjej një faturë për një produkt që unë e mbledh vetë në mal? Edhe Muçi nuk më dha një zgjidhje për këtë. Gjithsesi, mendoj se ishte pozitive kur u tregua ligji dhe u lexua shumë mirë e bukur që tregtia ambulante nuk ka taksa, dhe kjo ishte që pas atij debati që u bë në fund doli kjo”, tha tregtarja.

Të fundit