Flash News

E-TJERA

U përplas me shtyllën e ndriçimit në orët e vona të natës, humb jetën shoferi 30-vjeçar

U përplas me shtyllën e ndriçimit në orët e vona
Foto Ilustruese

Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Durrës, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:07 të mëngjesit, në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.

Sipas burimeve nga policia, shtetasi me inicialet A. B., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit