Flash News

E-TJERA

U përplas me “Toyota-n”, ndërron jetë rrugës për në spital dejtuesi i motorit

U përplas me “Toyota-n”, ndërron jetë rrugës

Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u përplas nga një automjet teksa ishte duke lëvizur me motor. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.

Viktimë ka mbetur Razi Hoxhaj. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Të fundit