Flash News

E-TJERA

U përplas nga “Benzi”, përfundon në spital i moshuari në Fier

U përplas nga “Benzi”, përfundon në spital i moshuari

Një aksident ka ndodhur në Fier, ku një 35-vjeçar ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një 71-vjeçar, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia njofton se i moshuari është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.

Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit