Flash News

E-TJERA

U përplas nga kamioni, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar në Itali

U përplas nga kamioni, ndërron jetë në vendin e punës

Tragjedi në Vernio të Italisë. Një punëtor 56-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi u aksidentua nga një kamion.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi në rrugën del Bisenzio, rreth orës 11, pak para zonës së banuar të Mercatale.
Punëtori, me origjinë shqiptare dhe shtetësi italiane, ishte duke punuar në rrugë kur mjeti i rëndë po lëvizte vetë, pa asnjë në drejtimin e tij. Ai ndërhyri për të ndalur kamionin, por u përplas dhe mbeti i shtypur. Goditja ishte fatale: 57-vjeçari humbi jetën menjëherë. Kamioni më pas përfundoi në lumin Bisenzio.
Sipas deklaratave të prokurorisë së Pratos, 56-vjeçari ishte "i angazhuar në shkarkimin e materialeve nga një kamion, i parkuar në një rrugë me pjerrësi". Mjeti më pas “humbi aderencën dhe e përplasi” punëtorin duke e marre jeten.
Pasi u dha alarmi në 112, në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e shpëtimit me një ambulancë, një ekip të zjarrfikësve dhe policinë bashkiake. Megjithatë, mjekët vetëm konfirmuan vdekjen e tij. Hetimet u kryen nga inspektorët e Departamentit të Parandalimit të ASL-së.
Prokuroria "po kryen inspektimin dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes për të përcaktuar çdo përgjegjësi penale. Po hetohet për vrasje nga pakujdesia". Kamioni dhe zona e aksidentit janë sekuestruar. Trupi i punëtorit u mor nga shërbimet funerale pas lejes nga gjyqtari.

Të fundit