Flash News

E-TJERA

U përplas nga një furgon, humb jetën shqiptari në Itali

U përplas nga një furgon, humb jetën shqiptari në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në shtetin fqinj të Italisë.

Mediat vendase raportojnë se Saimir Gjinika, 40-vjeç me origjinë shqiptare, por banues në San Biagio, është përplasur nga një furgon teksa udhëtonte me një motor në rrugët e Marca.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, sa shqiptari ka ‘fluturuar’, gati 50 metra. Ai ka humbur edhe kaskën gjatë këtij aksidenti të rëndë.

U përplas nga një furgon, humb jetën shqiptari në Itali

Ai u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit Ca' Foncello në Treviso, por ndërroi jetë në spital.  

 

Të fundit