Flash News

E-TJERA

U përplas nga një makinë, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Itali

U përplas nga një makinë, humb jetën 49-vjeçari

Roland Muca, 49-vjeçari me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Pescara-s në Itali.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari ndërroi jetë nga plagët e rënda pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Francavilla al Mare, në provincën e Chieti.

Mësohet se ai ishte goditur nga një makinë ndërsa po kalonte rrugën, pasi ndaloi për të mbledhur hurma nga një pemë në rrugë.

Ndonëse u transportua menjëhershme në spital, 49-vjeçari, baba i dy fëmijëve ndërroi jetë në reanimacion.

Të fundit