Flash News

E-TJERA

U përplas nga trageti Durrës-Bari, mbytet peshkarexha në Adriatik, shpëtohen 3 peshkatarë

U përplas nga trageti Durrës-Bari, mbytet peshkarexha në

Një peshkarexhë është mbytur në ujërat e detit Adriatik. Peshkarexha u godit nga një prej tragetet e linjës Durrës-Bari.

Si pasojë e përplasjes anijes së peshkimit iu shkaktua një çarje çka bëri që të mbytet. Tre peshkatarët që ndodheshin në bord, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të largohen në kohë nga anija “Eltoni” duke përdorur nëj zader, mjet shpëtimi.

Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës në dalje të portit, ndërsa një operacion kërkimi-shpëtimi i organizuar nga autoritetet portuale bëri të mundur gjetjen dhe shpëtimin e peshkatarëve.

Peshkatarët janë dërguar në spital për të kryer kontrolle dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit