Flash News

E-TJERA

U përplasën fizikisht në lokal, Boçi: Tentoi goditjen deri në kërcënim me jetë; Luca: Politikan që sillen si rrugaç

U përplasën fizikisht në lokal, Boçi: Tentoi goditjen deri

Flasin pas përplasjes fizike në një lokal në Labinot të Elbasanit kandidatit për deputet në Elbasan me Partinë Demokratike Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca.

Përplasja mes tyre ka ndodhur teksa Boçi po zhvillonte një takim me banorët e zonës.

Boçi i cili u shfaq me shenja dhune në qafë ka bërë një referim në prokurorinë e Elbasanit pas përplasjes, ndërsa e ka cilësuar rastin një agresion me motive politike

Boci: Këto janë plehrat e Ramës. Agresion me motive politike, të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Përdorin mjete anti-politike, Rama të gjejë një mënyrë tjetër. Po dilja nga një takim dhe miqësor dhe politike për të diskutuar me banorët për problemet e zonës. Në dalje ky zotëri vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas afrohet dhe tenton goditjen dhe pastaj agravon situatën deri në kërcënime për jetën.

Janë kaq shumë në panik të majtët kaq të frikësuar nga humbja saqë përdorin mjetet të tilla antipoltike. Do i këshilloja që Rama plehrat e tij, duhet të gjej një mënyrë tjetër për të kanalizuar frikën për humbjen e madhe që e pret. Përgjigjen e kanë marrë sot dhe do ta marrin edhe nesër edhe më 25 prill. Me datën 25 prill i zbresim nga froni i banditëve. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për ta denoncuar. Prokuroria duhet të filloj hapat e tjerë.

Nga ana tjetër biznesmeni Luca tha se ka qenë Boçi ai i cili e ka fyer dhe provokuar.

Luca: Politikan që sillen si rrugaç nuk jam mësuar të njoh, rasti i parë të një politikani që sillet si rrugaç.

Isha duke u futur që të pija një kafe, ky ishte vetë i dytë vetë i tretë mos gaboj, filloi duke më fyer, iu ktheva duke i thënë ça ke, pse po më ngacmon, donte më çdo kusht incident.

Luçiano ka tentuar disa herë, nxori në rrugë njerëzit duke thënë se kam bërë shkollën dyqan peshku dhe herën tjetër nxori komshinjtë e mi më erdhën te dera, nuk i kam thënë kurrë asgjë duke menduar se e bën për politik, më provokoi , shau dhe me ato fjalë, ai ishte duke folur me një njeri, unë po hyja të pija kafe.

Më kanë grabitur edhe telefonin, me ra në tokë dhe nuk ma japin telefonin. Ky jo vetëm është rrugaç, por edhe grabitës se me ka marrë telefon dhe ka ikur me makinë. Politika është e ruajtur dhe e anashkalon ndonjëherë policia. Unë jam i dhunuari.

Gazetarja: Boci ka një shenjë, po juve?

Për zotin unë kam një shenjë që me ta treguar mbase s’do të vijë mirë.  

Të fundit