Flash News

E-TJERA

U pezullua nga detyra, kreu i KPP apelon vendimin e GJKKO

U pezullua nga detyra, kreu i KPP apelon vendimin e GJKKO

Kreu i KPP, Jonaid Myzyri ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' dhe pezullim nga detyra.

Myzyri është paraqitur në senacën që po mbahet në Apelin e Posaçëm.

Kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK, për akuza që lidhen me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë.

Të fundit