Flash News

E-TJERA

U plagos gjatë atentatit në Elbasan, lihet në burg Nuredin Dumani

U plagos gjatë atentatit në Elbasan, lihet në burg Nuredin Dumani

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Nuredin Dumanin, i cili mbeti plagosur gjatë atentatit në një mjet tip BMË, pasditen e 29 Marsit.

Fill pas plagosjes, Dumani u strehua në një apartament në Fier ku u arrestua nga uniformat blu. Masat e arrestit iu komunikua Dumanit nga avokati i tij, për shkak se aktualisht Dumani ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr mjekim.

Dumani akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të rivalit të tij, Talo Çela, akuzë për të cilën do t’i jepet nesër masa e sigurisë. Atentati i 29 Marsit, dyshohet se kishte në shënjestër ekzekutimin e Talo Çelës.

Të fundit