Flash News

E-TJERA

Zbardhet dëshmia tronditëse e të plagosurit në sallën ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja

Zbardhet dëshmia tronditëse e të plagosurit në sallën

Është zbardhur dëshmia e Ervis Kurtaj, i cili mbeti i plagosur së bashku me babain e tij Ragip Kurtaj, në seancën gjyqësore ku mbeti i vrarë me armë zjarri gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja.

Kurtaj, i cili ishte palë në çështje, ka deklaruar se Elvis Shkambi u ngrit nga karrigia dhe qëlloi disa herë gjyqtarin, sapo ky i fundit dha vendimin në favor të tyre.

Ai theksoi se në atë moment mori nga dora të atin dhe nisi të largohej nga salla e gjyqit. Por, theksoi se “sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh”.

“Kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim që ishtë në favor tonin, në atë moment është cuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë më armë zjarri. Në dukje ishte armë e vogel, por sa dëgjova krismat kapa babin tim nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit ku sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh”, ka deklaruar ai për hetuesit.

Gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash.

 Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë e tretë në këtë çështje.

 

 

Të fundit