Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
U plagos gjatë sherrit tek “Fan Noli”, Luis Meçja niset për kurim në Bari të Italisë
Luis Meçja, shoku i Martin Canit, që mbeti i plagosur, është nisur sot për kurim në Bari të Italisë.
Bëhet me dije se ai është nisur për të marr një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.
Meçja më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet.
Përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua mesditën e 18 nëntorit, ku gjatë një sherri me thika mes adoleshentëve humbi jetën 14 vjeçari, Martin Cani. Ndërsa u plagos shoku i tij Luisi.
Gjykata e Tiranës, më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për autorin, Mario Përlleshaj, dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.