Flash News

E-TJERA

U plagos me 24 plumba, kushëriri i Inez Hajrulla del nga spitali: Nuk kam lidhje me botën e krimit

U plagos me 24 plumba, kushëriri i Inez Hajrulla del nga spitali: Nuk kam

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur në atentat në Vlorë vitin e kaluar, ka lënë Spitalin e Traumës.

Hajrulla qëndroi për më shumë se një muaj pasi u plagos me 24 plumba. Kejvin Hajrulla, punonjës në një call center, nuk ka asnjë rekord kriminal.

Para hetuesve , ai ka dëshmuar se nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit.

Ai është kushëri i Inez Hajrulla, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar atentateve, dhe dyshohet se goditja ka ardhur pikërisht prej tij.

Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në 2018.

Inez Hajrulla është në përplasje të forta me Bernard Sinamatin që njihet si kreu I grupit kundërshtar. Sinamatit iu vra me snajper nipi Gëzimi në janar të 2024 teksa ndodhej në ballkonin e pallatit.

Të fundit