Flash News

E-TJERA

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë 35-vjeçari që u qëllua me armë zjarri, mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë.

Viktima është identifikuar si Dalan Aliaj, banues në Fier.

 Sipas të dhënave paraprake, Aliaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, ndërsa gjatë këqyrjes së trupit i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Mesohet se i riu ndodhej në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij kur u qëllua, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Ai nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

 

 

Të fundit