Flash News

E-TJERA

U plagos me armë zjarri në Vaun e Dejës, ndërron jetë në spital 44-vjeçari

U plagos me armë zjarri në Vaun e Dejës, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë në spital 44-vjeçari që u plagos me armë zjarri në aksin Vau i Dejës-Pukë.

Pjetër Kola mbeti i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri. 44-vjeçari nga Lezha u dërgua në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Për shkak të plagëve Kola ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Të fundit