Flash News

E-TJERA

U plagos me thikë nga shoku para disa ditësh në Durrës, ndërron jetë 15-vjeçari

U plagos me thikë nga shoku para disa ditësh në Durrës,

Një 15-vjeçar, i cili u plagos disa ditë më parë me thikë gjatë një konflikti mes adoleshentësh në Durrës, ka ndërruar jetë.

I mituri u transportua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve, plagët rezultuan fatale.

Spitali i Durrësit kishte konfirmuar më parë se gjendja e adoleshentit ishte shumë e rëndë, pasi ai ndodhej i intubuar dhe në reanimacion.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti i cili çoi në këtë ngjarje tragjike dyshohet të ketë nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe më pas është përshkallëzuar në dhunë fizike.

 

Të fundit