Flash News

E-TJERA

U plagos në atentat në Lezhë, lihet në burg pa afat Agron Puka

U plagos në atentat në Lezhë, lihet në burg pa afat Agron

Agron Puka, 54-vjeçari i cili mbeti i plagosur në Rrilë të Lezhës, është lënë në burg pa afat.

Puka u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës aty ku po merr mjekim. Para togave të zeza, 54-vjeçari ka deklaruar se ka qëlluar me armën e tij për t’u vetëmbrojtur nga tre personat që i zunë pritë.

Ngjarja ndodhi në derën e shkollës së fëmijëve të Pukës, pasi ky i fundit i kishte shoqëruar me makinë. Pas të shtënave, Puka mbeti i plagosur, ndërsa autorët u larguan me mjet tip “Audi”.

Autorët e dyshuar janë Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Të fundit