Flash News

E-TJERA

U plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit, ndërron jetë në spital, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit, ndërron jetë në

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës, Muçi Shaljani (Sheqeri) 5 ditë pas atentatit të 11 nëntorit pranë Aeroportit të Rinasit.

Ai ndodhej në spital në gjendje të rëndë pasi mori 10 plumba në trup në atentatin ndaj Gilmando Danit, i cili mbeti i vdekur në vend sapo ishte kthyer bashkë me Shaljanin nga Barcelona. 

"Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.", njofton policia.

Kujtojmë se Sheqeri ishte shofer i Gilmando Danit, ndërsa prej disa muajsh ishte emërur dhe oficer i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Gilmando Dani, emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese, njihej prej vitesh si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, shpesh përmendur si “krahu i tij i djathtë”. Edhe pse ndaj tij nuk janë ngritur akuza të rënda në vite, prania e tij në disa episode të përbashkëta me Shullazin dhe në ngjarje të natyrës kriminale e kanë bërë figurë të dyshuar e të monitoruar vazhdimisht nga policia.

 

Të fundit