All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

U plagos në këmbë, por nuk sqaroi ngjarjen; arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

All - Paragraf - 1

U plagos në këmbë, por nuk sqaroi ngjarjen; arrestohet

Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçarin e plagosur me armë zjarri në këmbë më 23 dhjetor.

All - Paragraf - 3

24-vjeçari nuk bashkëpunoi me hetuesit duke mos dhënë deklarime të plota për rrethanat e ngjarjes dhe autorin që e plagosi.

Pas hetimeve, policia zbuloi se ishte shoku i 24-vjeçarit, personi i cili e plagosi aksidentalisht, dhe kjo ishte arsyeja pse i riu po mundohej të fshihte ngjarjen.

Njoftimi:

Nuk dha deklarim të plotë në Polici, në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2024, bënë arrestimin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit“ të shtetasit të plagosur A. B., 24 vjeç.

Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve Policia ka shpallur në kërkim shtetasin E. Sh., 22 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij shtetasin A. B.

Vijon puna për kapjen e 22 vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit