Flash News

E-TJERA

U plagos në sherrin ku mbeti i vrarë Martin Cani, del nga spitali Luis Meçe

U plagos në sherrin ku mbeti i vrarë Martin Cani, del nga spitali Luis

Luis Meçe, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku humbi jetën Martin Cani, ka dalë nga Spitali i Traumës.

Meçe qëndronte i shtruar në spital prej 11 ditësh që nga momenti kur ndodhi ngjarja e rëndë. 14-vjeçari mori 4 plagë nga goditjet me thikë.

Martin Cani dhe Luis Meçe u goditën me thikë nga bashkëmoshatari i tyre, Mario Perlleshi. Ky i fundit kishte një konflikt me Canin, sherr që kishte nisur disa ditë para ngjarjes së rëndë.

Cani mbeti i vdekur pas goditjes që mori në zemër.

Të fundit