Flash News

E-TJERA

U plagos nga gomonia në Karaburun, ndërron jetë në Turqi ish-basketbollisti

U plagos nga gomonia në Karaburun, ndërron jetë në Turqi

60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili u përplas nga helika e një mjti lundrues në Karaburun gjatë pushimeve në muajin korrik, ka ndërruar jetë sot në spitalin ku po kurohej në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati i Punës dhe Shërbimeve ku Kukaviqi punonte prej 31-vitesh.

“Thellësisht të prekur nga humbja e parakohshme e kolegut tonë të dashur, Alban Kukaviqi, i cili në karrierën profesionale 31-vjeçare, pranë këtij institucioni, ka dhënë kontribut të çmuar në inspektimin e punës. Stafi i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore i shpreh familjes ngushëllime të sinqerta!

Lamtumirë, i dashur koleg! Mënçuria, mirësia dhe humori jot do të na mungojë shumë! Përjetësisht në kujtimet tona!”, thuhet ne reagimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Të fundit