Flash News

E-TJERA

U plagos nga një plumb qorr në Tiranë, vajzat e italianes: Po përballemi me burokraci për ta transferuar në Itali

U plagos nga një plumb qorr në Tiranë, vajzat e italianes: Po

Familja e Agata Carbonarës, 52-vjeçares nga Triggiano e cila u godit nga një plumb qorr në Tiranë ku ndodhej për të festuar natën e Vitit të Ri me familjen e saj, ka ripësëritur apelin për të lejuar transferimin e të plagosurës në vendlindje.

52-vjeçarja mori një plumb në mushkëri dhe për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale, duhet të transferohet në Itali. Ajo ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës dhe nuk është lejuar të udhëtojë.

Vajzat e së plagosurës, Gaia dhe Andrea, kanë deklaruar për mediat italiane se po përballen me një burokraci që e pengon Carbonarën të transferohet në Itali për të kryer ndërhyrjen.

Ndër të tjera, ato theksojnë faktin se pavarësisht ndihmës që e ëma në dy patrulla policie, këto të fundit e injoruan.

“Ajo që po përjetojmë është surreale. Sot rrezikojmë të humbasim nënën tonë për shkak të një gjesti të papërgjegjshëm të një të çmenduri, i cili qëlloi në ajër, duke e goditur dhe duke i shpuar mushkëritë. Këto ditë, përveçse luftojnë për jetën e saj, ne jemi të detyruar të përballemi me një burokraci që e pengon riatdhesimin e saj adekuat. Pyesim veten se me çfarë guximi dy patrullat e policisë, duke parë nënën tonë të kërrusur në një pellg gjaku, mund ta injoronin. Dhe si ka mundësi që ajo ende pret , me një plumb në mushkëri, që të mund të trajtohet në gjendjen e saj”, janë shprehur vajzat.

Të fundit