Flash News

E-TJERA

U plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli, ndërron jetë pas 3 muajsh 29-vjeçari

U plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli,

Enea Thomaraj, 29 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, 3 muaj pasi u plagos nga shpërthimi me tritol në banesën e motrave Nikolli.

I riu u plagos rëndë dhe mori dëmtime të shumta në pjesën e kokës. Thomaraj ndodhej prej 3 muajsh në reanimacion në gjendje kritike për jetën.

29-vjeçari ishte komshi me Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilave iu vendos tritol në derën e banesës. Ngjarja ndodhi më 14 korrik në Elbasan.

Xhovana është partnerja e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli, dhe ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të armiqësve me Nuredin Dumanin.

Të fundit