Flash News

E-TJERA

U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, Bujar Çela niset drejt spitalit të Traumës, si është gjendja e deputetit

U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, Bujar Çela niset drejt

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje në spitalin e Lushnjes.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ai dhe shtatë persona të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi ku po ndërtohej një kapanon në një magazinë në pronësi të tij, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në Lushnjë.

Ndërkohë, Landi Veçani, po ashtu vinçier në magazinë, humbi jetën duke drejtuar një vinç, pasi aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

 

Të fundit