All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

U plagos rëndë me 30 plumba në Çole/ Kush është Kevin Hajrulla, lidhja me të fortin e Vlorës

All - Paragraf - 1

U plagos rëndë me 30 plumba në Çole/ Kush është

Kevin Hajrulla mbeti i plagosur nga atentati që iu bë pasditen e së mërkurës në lagjen “Çole” në Vlorë.

All - Paragraf - 3

29-vjeçari u qëllua me të paktën 30 plumba dhe u nis mëngjesin e së enjtes në gjendje të rëndë për jetën drejt Spitalit të Traumës, me plagë të shumta në trup dhe në bark.

Kevin Hajrulla është kushëri i të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla, i cili ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013.

Hajrulla është shoqëruar dhe hetuar edhe për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes. Lokali ku ndodhi në zonën që frekuentohej nga Edison Harizaj i vrarë në Durrës në 2018-ën. 27-vjeçari Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë.

Gjykata e Vlorës e dënoi të fortin e Vlorës në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Inezin në shërbim prove. Por në 28 dhjetor 2018 Inez Hajrulla dënohet sërish nga gjykata e Vlorës me 8 muaj burgim për akuzën e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të fundit