Flash News

E-TJERA

U plagos teksa priste dru në mal, vdes 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

U plagos teksa priste dru në mal, vdes 39-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe, ku 39-vjeçari Mondi Makaj ka humbur jetën aksidentalisht teksa po priste dru në mal.

Viktima u dëmtua me motorsekë gjatë punës në një terren të thyer malor dhe, për shkak të plagëve të rënda në trup, nuk arriti të mbijetojë.

Një tjetër person që ndodhej me të në momentin e aksidentit ka shpëtuar pa lëndime. Policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Të fundit