Flash News

E-TJERA

U prangos për vrasjen e efektivit të FNSH-së, gjykata liron Redion Hysajn

U prangos për vrasjen e efektivit të FNSH-së, gjykata liron

Redion Hysa, i arrestuar në dhjetor të vitit 2020 për vrasjen e policit Xhulio Prela është lënë i lirë nga Gjykata e Lezhës.

Disa ditë më parë, prokuroria kërkoi që Hysa të dënohet me 20 vite burg por gjykata i dha sot lirinë.

Ai u arrestua bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor te vitit 2020, pasi akuzoheshin se kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit, kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

 Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.

Pas një kontrolli policia gjeti një armë zjarri pistolete  ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, dhe rezultoi se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela. Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë.

 26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

 

 

Të fundit