Flash News

E-TJERA

U prek nga Covid-19, ndërron jetë në Turqi presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu

U prek nga Covid-19, ndërron jetë në Turqi presidenti i
Kasem Hysenbelliu, presidenti i Fax News

Ndahet nga jeta presidenti i “Fax News” Kasem Hysenbelliu.

Mësohet se Hysenbelliu ishte prekur nga Covid-19 dhe po trajtohej prej disa javësh në Turqi. megjithatë, 59-vjeçari nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Kasem Hysenbelliu, më herët ka qenë administrator i News24, i Panorama Group dhe Balkanweb.

Që pas lajmit të trishtë në media, politikanë, gazetarë të shumtë e bashkëpunëtorë të Hysenbelliut kanë përcjellë mesazhe të shumta ngushëllimi.

Politiko.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hysenbelliu.

Të fundit