Flash News

E-TJERA

U prek nga Covid-19, ndërron jetë në spital gazetarja e njohur e Vlorës, Zenepe Luka

U prek nga Covid-19, ndërron jetë në spital gazetarja e njohur e
Zenepe Luka

Ndahet nga jeta gazetarja dhe shkrimtarja e njohur, Zenepe Luka.

Luka ishte prekur nga Covid-19 dhe prej disa ditësh ishte shtruar në një nga spitalet Covid në Tiranë, por fatkeqësisht e humbi betejën me virusin.

Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike.

Kush ishte Zenepe Luka
Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arsimin tetëvjeçar. Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare.

Profesionin e gazetares e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj. Ishte e para gazetare e RTSH, në terren, që u vendos në Elbasan duke mbulluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd.

Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njëjtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”.

Vazhdoi të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”.”Dita”,”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. Në maj të vitit 2020, mbushi 47 vjet karrierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.

Të fundit