Flash News

E-TJERA

"U prezantua, më tha jam pejan i lindur në Shqipëri", Melaim Bellanica tregon detaje nga takimi me Bashën, mospërputhja e datave

"U prezantua, më tha jam pejan i lindur në

Melaim Bellanicës, dëshmitari i masakrës së Krushës ka treguar edhe një herë për kasetën e masakrës dhe takimin e tij që ai pretendon se ka bërë me Lulzim Bashën. Ai ka përshkuar në 'Open' takimin me Bashën.

Bellanica: Më tha a bisedojmë për çështjen e luftës që kemi parë në TV.  Kanë marrë e kanë pare kasetën. 

Kam shku në Kukës ku ka qenë strehu personat e Suharekës. Aty kanë ardh disa persona me uniforma të Gjykatës së Hagës. Lulzim Basha ka ardhur me 13 persona të tjerë me helicopter në Kukës.

Me kanë thirrë në emër. I zoti i shtëpisë më tha o kosovar më fike derën. Të strehuarit e tjerë kujtuan se ishte armiku. Basha më tha se jam student në Hollandë, dhe punoj si përkthyes për Gjykatën e Hagës. Më tha për kasetën që ne e ruajmë më mirë. Më ka pyt edhe sa para kam marrë për regjistrimin dhe i kam thënë se e kam ba për familjen time.

I kam kërku vetëm të largohem nga Shqipëria dhe më thanë se Gjykata e Hagës nuk lëviz njerëz, por në bashkëpunim me BBC do të largojmë nga Shqipëria, vetëm kasetën origjinale ta kemi ne. Unë pranova.

Gazetarët: Ju si e kuptuat që ishte Lulzim Basha personi me të cilin po flisnit?

Bellanica: Më tha jam pejan i lindur në Shqipëri, mu prezantua.

Gazetarët: Kaseta u prezantua 4 prill 1999, kur erdhi UNMIK u ngrit në 10 qershor.

Bellanica: Më tha jam student në Holandë, më tha kam ardhur si përkthyes i Gjykatës së Hagës. Ka qenë i veshur me uniformën e Gjykatës së Hagës.

 

Të fundit