Flash News

E-TJERA

U prezantuan si të huaj, dy persona mashtrojnë punonjësin dhe vjedhin pikën e këmbimit në Shkodër

U prezantuan si të huaj, dy persona mashtrojnë punonjësin dhe

Dy persona kanë grabitur një sasi të konsiderueshme të paravenë një pikë të këmbimit valutor në Shkodër. 

Mësohet se dy persona janë prezantuar si shtetas të huaj dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh. 

Teksa jane prezantuar si ukrainas, autorët e dyshuar kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt t’i sillnin lekët.

Përpara se të largoheshin dy personat kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura por pa euro brenda.

Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë këqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot.

Të fundit