Flash News

E-TJERA

U propozua për President, ish-ministri nuk pranon: S’bëhem më si “kau balash”

U propozua për President, ish-ministri nuk pranon: S’bëhem

Ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Demokratike, Rexhep Uka refuzon të bëhet pjesë e garës për President të Shqipërisë. Ai u propozua nga deputeti demokrat Xhelal Mziu.

Uka tha se tashmë e njeh mirë situatën dhe politikën dhe se nuk dëshiron të nëhetsi “kau balash”. Gjithashtu shtoi se i ka dhënë të gjitha mendimet e tij dhe se ky hap nuk është i duhuri për të.

Uka theksoi se e vlerëson Mziun për propozimin. Në prononcimin e tij për “Panorama”, ai tha la të kuptohej se është i zhgënjyer nga politika.

“Unë e telefonova dhe e falënderova për vlerësimin. Është mendimi i tij, por propozimi s’ka lidhje me mua. Nuk kam pasur asnjë njoftim, asgjë dhe as nuk jam pyetur.

E shikoj një përgjegjësi shumë të madhe. Për këtë çështje kam një pikëpamje dhe bëj analiza shumë të thella për gjëra të tilla. Tashti nuk jam më i ri. E njoh mirë situatën. E bluaj, njoh edhe politikën. Ky është fakti që më frenon. Nuk bëhem më si “kau balash”.

Jam në fazën kur opinioni publik, njerëzit që më kanë mbështetur, njerëzit që më njohin, atë punë e kam provuar, kam tentuar dhe i kam thënë të gjitha mendimet e mia në të gjitha epokat. Në një farë mënyre kam shprehur atë që ndiej, por edhe kam kuptuar se ku gjendem. Dhe hiç nuk ka lidhje me mua kjo. Por gjithsesi e vlerësoj shumë faktin që deputeti më propozoi”, deklaroi Uka.

 

Të fundit