Flash News

E-TJERA

U propozua për President, reagon Dritan Demiraj: Shqipëria ndodhet përpara sfidave të mëdha

U propozua për President, reagon Dritan Demiraj: Shqipëria ndodhet

Dritan Demiraj ka reaguar, pasi Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” e propozoi kolonelin dhe ish-ministrin e Brendshëm teknik si kandidat për president të Republikës së Shqipërisë.

Ai shprehet i gatshëm për ta ushtruar detyrën e lartë, në rast se votohet nga Parlamenti. Demiraj thekson se Parlamenti duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për t’i dhënë Shqipërisë një kryetar shteti garant të Kushtetutës.

“E vlerësoj pa masë këtë propozim dhe shpreh përkushtimin maksimal ndaj kësaj detyre kaq të lartë dhe me përgjegjësi në rast se do të votëbesohem nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë.

Parlamenti i Shqipërisë, grupet e saj parlamentare, të gjithë deputetët janë përfaqësuesit e sovranit dhe shpresoj se do ta gjejnë gjuhën e përbashkët për ti dhënë Shqipërisë një kryetar shteti garant të Kushtetutës, mbrojtës të vlerave demokratike dhe simbol të unitetit Kombëtar brenda dhe jashtë trojeve tona”, shkruan ai.

Demiraj nënvizon se vendi ndodhet përpara sfidave të mëdha të brendshme dhe të jashtme, ndërsa shton se është munduar t’i shërbejë gjithmonë interesave të Shqipërisë.

“Shqipëria ndodhet përpara sfidave të mëdha të brendshme dhe të jashtme, me një të ardhme të sigurtë brenda NATO-s dhe prosperitet integrimi së shpejti edhe në BE.

Gjatë gjithë jetës time jam përpjekur maksimalisht ti shërbej vetëm interesave Kombëtare, me vetmohim, me shembullin personal, korrektësi dhe pastërti në çdo detyrë që më është besuar dhe jam i gatshëm që privilegjin dhe nderin që të ngarkon kjo detyrë kaq fisnike, ta kryej me përulje dhe përgjegjësi maksimale”, shton ai.

Të fundit