Flash News

E-TJERA

U qëllua me 3 plumba pasi varrosi motrën, zbardhet e shkuara e ‘errët’ e të plagosurit në Mamurras   

U qëllua me 3 plumba pasi varrosi motrën, zbardhet e shkuara e

Zbardhen detaje të reja nga atentati me armë zjarri në Mamurras mesditën e kësaj të enjte, ku mbeti i plagosur 60-vjeçari Myslim Lika.

Mësohet se ai u qëllua me tre plumba teksa po kthehej nga ceremonia mortore e të motrës, e cila u vetëvra dy net më parë, për shkaqe ende të pazbardhura.

Myslim Lika u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje kritike për jetën.

U qëllua me 3 plumba pasi varrosi motrën, zbardhet e shkuara e

Po kush është Myslim Lika ?
65-vjeçari është babai i Ilir Likës, i dyshuar si bashkëpunëtor i vrasjes së dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në Laç.

Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në qershor të vitit të kaluar, pasi ishte akuzuar si bashkëpunëtor i Eduart Lamaj, ky i fundit me rolin e ekzekutorit për vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Dje, Prokuroria mbylli hetimet për dosjen e vrasjes së dy biznesmenëve në Laç, ndërkohë Xhepaj kishte rreth tre muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit.

Po ashtu, 60-vjeçari ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2000, ku Lika ka qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun, bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe administratorin italian Luciano Bortolusi. 

Të fundit