Flash News

E-TJERA

U qëllua me armë nga vëllai pas konfliktit, ndërron jetë tek Trauma 70-vjeçari

U qëllua me armë nga vëllai pas konfliktit, ndërron

Hazis Musai, 77 vjeç, i cili u qëllua me armë nga i vëllai, Nazif Musai, 77 vjeç, ka ndërruar jetë tek Spitali i Traumës.

77-vjeçari kishte marrë plagë në kokë nga të shtënat e armës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit në fshatin Çukas i Vjetër të Lushnjes, ku dy vëllezërit u konfliktuan për motive pronësie.

Fillimisht, Hazis Musai goditi me sëpatë Nazif Musain dhe ky i fundit më pas, nxori armën duke lënë të plagosur rëndë vëllain. Hazis Musai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Të fundit