Flash News

E-TJERA

U qëllua me breshëri plumbash/ Kush është 40-vjeçari që humbi jetën në Vlorë, i arrestuar në 2011

U qëllua me breshëri plumbash/ Kush është 40-vjeçari
Makina e viktimës

Bledar Birçaj, është 40-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme si pasojë e një atentati. Ai u qëllua teksa po udhëtonte me automjetin e tij. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur 'Bishti i Kalldrëmit' në Vlorë.

Birçaj është pronar i një lokali në këtë qytet. Ai rezulton një person me precedent penal. Në janar të 2011-ës, 40-vjeçari u arrestua në Vlorë për vrasje.

Gjykata e Vlorës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë. Ndërsa në 9 mars i caktoi masën e “arrestit me burg” pa afat. Ndërkohë në 26 prill masa e sigurisë u zbut në “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.

Në korrik të atij viti u vendos edhe pushimi i hetimeve ndaj Birçajt. Policia po punon për kapjen e autorit ose autorëve të vrasjes së 40-vjeçarit.

 

Të fundit