Flash News

E-TJERA

U qëllua me plumb në kokë, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar në Itali

U qëllua me plumb në kokë, ndërron jetë

Kastriot Islamaj, 27 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin “Garibaldi Centor” të Italisë, pasi u qëllua me plumb në kokë. Shqiptari mbeti fillimisht i plagosur pas të shtënave në Nessina brenda një banese sociale.

Sipas mediave italiane, vdekja e 27-vjeçarit është konfirmuar sot në orët e pasdites. Mjekët u përpoqën ta mbajnë në jetë Islamajn, por nuk i rezistoi dot plagës.

Bashkë me të mbeti i plagosur nga të shtënat edhe Carmelo Leonardi 43 vjeç shtetas italian. Ky i fundit përpos plagëve që mori nga arma, u rrëzua nga kati i dytë i pallatit.

Mjekësia ligjore po ekzaminon armën e gjetur brenda mureve të asaj banese, ndoshta të diskutueshme, dhe duket se janë gjetur tre gëzhoja.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur ngjarjen. Personi i tretë që po kërkonin agjentët është paraqitur në zyrat e policisë. Identifikimi i 27-vjeçarit Giovanni Di Benedetto u bë i mundur edhe falë deklaratave të të plagosurit të dytë, 43-vjeçarit nga Catania.

Të fundit