Flash News

E-TJERA

U qëllua me plumb në kokë në prani të gruas, detaje nga vrasja e 50-vjeçarit në Fier. Politiko sjell pamjet nga vendngjarja

U qëllua me plumb në kokë në prani të gruas, detaje nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 50-vjeçarit në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Sheq i Madh" rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Dëshmitare ka qenë gruaja e tij, e cila ka parë të gjithë ngjarjen dhe kanë qenë ulërimat e saj që kanë zgjuar lagjen e më pas është lajmëruar policia.

Mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe e ka qëlluar në këmbë viktimën, Ahmet Toska, e më pas është larguar.

I ndjeri ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si çdo ditë, ndërkohë që personi i paidentifikuar e ka qëlluar nga afër me një plumb në kokë.

Fqinjët rrëfehen se Toska njihej si një person i qetë dhe punëtor, dhe nuk ka pasur precedentë penal.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit të Fierit.

U qëllua me plumb në kokë në prani të gruas, detaje nga

U qëllua me plumb në kokë në prani të gruas, detaje nga

U qëllua me plumb në kokë në prani të gruas, detaje nga

Ditari politik

Të fundit