Flash News

E-TJERA

U qëllua me plumb në kokë nga partneri, niset drejt Spitalit të Traumës Anila Prendushi

U qëllua me plumb në kokë nga partneri, niset drejt Spitalit

45-vjeçarja Anila Prendushi është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, pasi u qëllua me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Shkodër, ku Manaj, pas sulmit ndaj Prendushit, i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje.

E plagosura u dërgua fillimisht në spitalin e Shkodrës, por për shkak të gjendjes së rënduar, u nis me urgjencë drejt kryeqytetit.

Dyshohet se shkak i krimit ka qenë ndarja e çiftit, të cilët bashkëjetonin prej pesë vitesh. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Të fundit