Flash News

E-TJERA

U qëllua me plumb pas koke, pse u ekzekutua 42-vjeçari shqiptar në Gjermani

U qëllua me plumb pas koke, pse u ekzekutua 42-vjeçari shqiptar

Një shqiptar është ekzekutuar mbrëmë në Gjermani, në qendër të qytetit të Krefeld.

Mediat gjermane kanë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë. Dy persona mësohet se kanë qëlluar katër herë 42-vjeçarin shqiptar duke e lënë të vdekur me dy plumba në pjesën e pasme të kokës.

Viktima ishte i njohur për policinë, pasi ishte shoqëruar disa herë për vepra të ndryshme si trafik narkotikësh, vjedhje. Ai jetonte në Gjermani që nga viti 2018 dhe ishte e pastrehë.

Kryeprokurori Axel Stahl tha për mediat se: “Sipas hetimeve të deritanishme, mund të përjashtohet pista se viktima ka qenë i rastësishëm. Megjithatë, motivi i vrasjes është ende i paqartë”, tha ai.

Siç mësoi BILD, dy autorët me sa duket kanë ardhur në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur (targa ËES, ku kanë pritur shqiptarin.

Kur viktima ka kaluar me biçikletë, autorët e dyshuar dolën jashtë dhe e kanë qëlluar 4 herë, ndërsa dy prej tyre kanë qenë fatale.

 

 

Të fundit