Flash News

E-TJERA

U qëllua me thikë në derë të shtëpisë, ndërron jetë në Itali 37-vjeçarja shqiptare

U qëllua me thikë në derë të shtëpisë,

Një 37-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Vittoria, në provincën e Raguzës. Gruaja dyshohet se është goditur me thikë në rrugë, duke dalë nga shtëpia e saj.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar ekipet e shpëtimit të cilët, të mbërritur në vendngjarje, kanë sjellë në spitalin e Vittoria gruan , e cila ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, shkruajnë mediat italiane. 

Hetimet po vijojnë nga Karabinierët e Raguzës të cilët po verifikojnë pamjet e kamerave në rrugën ku u godit me thikë gruaja. Për momentin, asnjë hipotezë nuk përjashtohet.

Të fundit