Flash News

E-TJERA

U qëllua me thikë në qafë, vdes 42-vjeçari shqiptar në Itali

U qëllua me thikë në qafë, vdes 42-vjeçari shqiptar

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dje në Itali.

Ngjarja ka ndodhur përpara një lokali në Bettola të Italisë. Sipas mediave të huaja, shqiptari është goditur tre herë në qafë nga një ose më shumë autorë që u larguan nga vendngjarja.

42-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por plagët që kishte marrë rezultuan fatale për shqiptarin.

Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se përse ndodhi ngjarja. Policia po punon për kapjen e autorit ose autorëve.

Të fundit