Flash News
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet djali i autorit dhe i njërit prej viktimave
Del foto e dy viktimave në Roskovec, xhaxhai dhe nipi ishin duke pirë kafe kur u qëlluan
U qëllua me thikë në zemër, ky është shqiptari që ndërroi jetë në Itali
Një mosmarrëveshje mes familjeve me origjinë shqiptare është kthyer në tragjedi mbrëmjen e së mërkurës në Tavullia.
Gjatë një debati , Dritan Idrizi, 38 vjeç, u godit me thikë për vdekje. Pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar për ta shpëtuar në spitalin Cattolica, burri vdiq për shkak të tre goditjeve në gjoks.
Përleshja shpërtheu përgjatë rrugës që lidh Tavullian me San Giovanni në Marignano, ku Idrizi, i shoqëruar nga shokë të armatosur me shkopinj dhe hekura, kishte shkuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare prej 5,000 eurosh lidhur me gjoja punë ndërtimi.
Përveç viktimës, gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë. Për momentin nuk ka asnjë të arrestuar, por karabinierët e Pesaros po hetojnë me akuzat për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë./ADN24/