Flash News

E-TJERA

U qëllua në kokë dhe në krah, detaje nga ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit

U qëllua në kokë dhe në krah, detaje nga ekzekutimi i

Një ditë pas vrasjes së 42-vjeçarit, Shkëlzen Kastrati në fshatin Sheq në Fier, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Mësohet se pas ekzaminimit të trupit të Kastratit, rezulton se një plumb e ka marrë në pjesën e krahut, ndërsa një tjetër e ka goditur në kokë, i cili i ka marrë edhe jetën.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në këtë zonë, që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve, si edhe ka marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë.

Edhe pse ende nuk ka një pistë të saktë, dyshohet që hasmëria dhe konfliktet e vjetra mund të kenë çuar në ekzekutimin e 42 vjeçarit.

Të fundit