Flash News

E-TJERA

U raportua e zhdukur në gusht, gjendet e plagosur rëndë në Tiranë 22-vjeçarja nga Kenia

U raportua e zhdukur në gusht, gjendet e plagosur rëndë në

Një 22-vjeçare nga Kenia u gjet dje pa ndjenja pranë banesës së saj në Tiranë. Vajza ishte denoncuar nga shoqja e saj që në muajin gusht, pasi kishte humbur kontaktet me të.

Sipas policisë, 22-vjeçarja jetonte në një banesë me qira në Tiranë, aty ku u gjet edhe pa ndjenja. Policia njofton se është regjistruar një procedim penal për “Plagosje të rëndë me dashje”, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

22-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës e plagosur rëndë.

“Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

Të fundit