Flash News

E-TJERA

U raportua i humbur, 65-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Vjosa

U raportua i humbur, 65-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Vjosa

Një 65-vjeçar nga Përmeti është gjendur i mbytur në lumin Vjosa.

Policia njofton se viktima ishte raportuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij një ditë më parë. 65-vjeçari është gjetur i mbytur në shtratin e lumit Vjosa. Nga kqyrja nuk janë vënë re shenja dhune.

“Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa,  është gjetur pa shenja  jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.

Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton  policia.

Të fundit